Messi ka vendosur për të ardhmen e tij

03 mars 2021 | 11:54

Lionel Messi duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe në fund të sezonit të njoftojë nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona.

Ka shumë skenarë për të ardhmen e sulmuesit. Për sa kohë që ylli argjentinas nuk ka nënshkruar një kontratë të re, thashethemet për largimin e tij nga skuadra katalanase po rriten.

Pavarësisht nga disa skenarë që qarkullojnë për të ardhmen e tij, Messi ka vendosur të flasë në fund të sezonit për atë që ai synon të bëjë.

Sipas asaj që u tha në emisionin “El Larguero”, Leo po pret zgjedhjet e 7 marsit për presidencën e Barcelonës, por sido që të jetë rezultati, Messi nuk do të njoftojë nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona, pasi ai ka vendosur të thotë vendimin e tij në fund të këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen BASHKURTI Edhe në takimin e përpara pak ditësh…