Messi ka vendosur të qëndrojë te Barça, por familja e tij del kundër

21 maj 2021 | 10:00

Lionel Messi është bindur që të qëndrojë te Barcelona nga presidenti Laporta, por familja e tij është kundër këtij vendimi. Sipas “Le Parisien”, ata po këmbëngulin për një transferim te skuadra e PSG gjatë merkatos së verës.

Sipas stafit të argjentinasit, projekti sportiv i parizienëve është më superior se ai i ofruar nga skuadra katalanase. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi edhe për trajnerin Koeman, pasi shumë do të varet edhe nga e ardhmja e tij.

Messi verën e kaluar kërkoi largimin, por me afrimin e Koeman dhe të Laportës gjërat kanë ndryshuar, edhe pse në fakt sezoni nuk ishte shumë pozitiv për ekipin katalanas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haqif MULLIQI Teatri si mision për emancipimin e emocioneve apo…