Messi kthehet si kampion bote te PSG-ja, shihni pritjen që i bën ekipi në stërvitje (video)

04 janar 2023 | 13:36

Lionel Messi i ka dhënë fund pushimeve për suksesin në Kupën e Botës dhe për festat e fundvitit, duke u shfaqur përsëri në stërvitjen e PSG-së.

Klubi parisien e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e argjentinasit që tashmë ka bërë të tijin edhe trofeun që i mungonte në karrierë, Kupën e Botës.

Messi është pritur në qendrën stërvitore të PSG-së me një “tunel” ku pjesëtarë të stafit, lojtarët dhe personalie i qendrës stërvitore ishte rreshtuar duke duartrokitur futbollistin argjentinas për arritjen e tij.

Më pas, Luis Kampos, drejtor i përgjithshëm i klubit, ia ka dorëzuar atij edhe një trofe të vogël me një yll të artë të vendosur mbi të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe…