Messi, lojtari me më shumë tregolësha në historinë e Ligës së Kampionëve

19 shtator 2018 | 12:11

Leo Messi vazhdon të shtojë rekordet e karrierës së tij të mrekullueshme sportive.

Rekordi më i ri i yllit argjentinas është ai i tregolëshave. Me 3 perlat ndaj PSV-së, Messi është tashmë futbollisti me më shumë tregolësha në historinë e Ligës së Kampionëve, plot 8 (kundër PSV, City, Celtic, Apoel, Ajax, Leverkusen, Plzen, Arsenal).

Lojtari i Barcelonës ka një tregolësh më shumë sesa Cristiano Ronaldo.

Performanca e Messit në Ligën e Kampionëve na sjell në kujtesë se argjentinasi nuk është në listën e FIFA-s për “The Best”, ku janë përfshirë Modriq, Cristiano Ronaldo dhe Salah.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë ditë, pesë vite më parë, Audrius Shenaviçius e…