Messi mposhti Sevillan

23 shkurt 2019 | 18:15

Lionel Messi ka mrekulluar të gjithë të pranishmit në Ramon Sanchez Pizjuan teksa tripleta e tij i ka dhënë fitoren 3-0 Barcelonas ndaj Sevillas.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje ndaj Sevilla-s, viktima e tij e preferuar. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me Navas, por magjia e Messit barazoi rezultatin në pjesën e parë.

Gjithsesi Mecado kalon sërish vendasit në avantazh dhe Messi ka barazuar rezultatin në minutën e 67’. Pesë minuta përpara se të përfundonte koha e rregullt, ai ka kompletuar tripletën e tij duke i dhënë një fitore të rëndësishme katalanasve.

Në fund të takimit ishte Luis Saurez që vulosi fitoren me golin e tij. Me këtë triumf, Barça shkon në kuotën e 57 pikëve, 10 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka postuar një fotografi në…