Messi: Një ditë do të kthehem në Barcelonë

23 nëntor 2021 | 11:37

Lionel Messi ka thënë se dëshiron të kthehet në Barcelonë një ditë, pasi u largua në verë.

Superylli argjentinas u largua nga Barcelona falas verën e kaluar, pasi marrëveshja e tij me klubin kishte mbaruar.

Për një kohë të gjatë, u duk sikur ai do të nënshkruante marrëveshje të re me klubin, por telashet financiare të Barçës nënkuptuan se Messi duhet të largohej patjetër.

Ai iu bashkua Paris Saint-Germainit, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për edhe një vit. Por qoftë si lojtar apo ndryshe, Messi e ka ripërsëritur dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë në të ardhmen.

“Gjithmonë e kam thënë se do të kthehem në Barcelonë një ditë, sepse ajo është shtëpia ime. Do të doja ta ndihmoj klubin në çfarëdo mënyre që mundem dhe natyrisht, nëse mund të kontribuoj dhe ta ndihmoj klubin, dua të kthehem”, ka thënë Messi për “Marca”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është…