Messi nuk ia jep dorën pas zëvendësimit, ky është reagimi i Pochettinos

20 shtator 2021 | 11:41

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk ia ka jep dorën Mauricion Pochettino, pas zëvendësimit në ndeshjen PSG-Lyon.

Trajneri Mauricio Pochettino e ka mbrojtur vendimin e tij për zëvendësimin e Messit. Ai ka thënë se trajnerët janë për të marrë vendime.

“Të gjithë e dinë se ne kemi lojtarë të mëdhenj në ekip. Ne e kemi një skuadër të pasur me 35 futbollistë. Ne duhet të marrim vendime. 11 lojtarë e nisin ndeshjen, pastaj ne duhet të marrim vendime gjatë ndeshjes. Ne qëndrojmë pranë bankës duke menduar se çfarë të bëjmë. Dhe vendimet duhet t’i marrim, pavarësisht se a shkojnë mirë apo keq gjërat. Pavarësisht se a ju pëlqejnë apo jo ato vendime”, ka thënë Pochettino.

PSG-ja e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Lyonit me rezultat 2-1.

Messi nuk ia jep dorën Pochettinos (Video)

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë…