Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në

11 qershor 2023 | 15:57

Lionel Messi ka sulmuar Paris Saint-Germain pasi zbuloi se ai dhe familja e tij kanë qenë të pakënaqur për dy vitet e fundit.

Superylli iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në verën e vitit 2021 pasi nuk arriti të binte dakord për kushte të reja me Barcelonën.

Por, fituesi i Kupës së Botës kishte një periudhë të mjerueshme në Francë, pavarësisht se fitoi tituj. Madje, ai u vërshëllye rregullisht nga tifozët e PSG-së në ndeshjet në shtëpi këtë sezon.

Ai ka thënë për “Mundo Deportivo”: “Këto ishin dy vite në të cilat nuk isha i lumtur”.

“Nuk kënaqesha dhe kjo ndikoi në jetën time familjare. Më ka munguar shumë nga jeta e fëmijëve të mi në shkollë”.

“(Ato vite) ishin të vështira për mua. Por, ato janë pas meje tani”, ka shtuar më tej ai.

Kalimi i Messit në Miami është pritur mirë me tifozët që dolën në rrugë në festime – duke valëvitur flamujt e Argjentinës. Fituesi i Kupës së Botës do të fitojë 150 milion euro gjatë kontratës së tij dyvjeçare e gjysmë me Inter Miami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur…