Messi pasi arriti në finale me Argjentinën: Ky grup është i çmendur

13 dhjetor 2022 | 22:45

Lionel Messi ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Argjentinës në këtë Kupë Botë.

Ai i ka dhënë një dorë të madhe skuadrës për te arritur deri në finale dhe menjëherë pas triumfit 3-0 ndaj Kroacisë, “Pleshti” është shprehur mjaft i emocionuar.

“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim. Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka. Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur lidhur…