Messi, rekord të ri, 700 gola me klube

27 shkurt 2023 | 16:45

Lionel Messi vazhdon ta shkruajë emrin e tij në histori të futbollit. Për yllin argjentinas, ndeshja e me Marseillen ishte speciale.

Krahas fitores ndaj rivalit më të madh të Paris Saint-Germainit, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” e bëri edhe një arritje speciale. 35-vjeçari arriti në kuotën e 700 golave me klube, përfshirë këtu 672 me Barcelonën dhe 28 me PSG-në.

Krejt këto, kampioni i freskët i botës i arriti në 840 ndeshje, respektivisht për 103 ndeshje më pak se rivali kryesor i tij, Cristiano Ronaldo, të cilit i ishin dashur 943 ndeshje për ta bërë këtë arritje. Më saktësisht, Messi e bëri këtë arritje të madhe për 17 vjet e 301 ditë që nga dita e parë kur kishte shënuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.02.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…