Meta bën thirrje: Zgjidhni çështjen e naftëtarëve para se t’u rrezikohet jeta

04 nëntor 2020 | 15:58

Kreu i shtetit Ilir Meta bën thirrje për një zgjidhje urgjente shtetërore dhe njerëzore për naftëtarët e Ballshit, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.

Postimi i plotë i Metës:

Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar nga Gjykata Speciale ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.…