Meta dekoron presidenten e Kroacisë me medaljen “Flamuri Kombëtar”

19 korrik 2018 | 15:45

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekoruar presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq me medaljen më të lartë të Shqipërisë atë të “Flamurit Kombëtar”.

Me këtë rast, Meta ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që Grabar-Kitaroviq dhe Kroacia kanë dhënë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

“I gëzuar që dekorova presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq me medaljen më të lartë të Shqipërisë ‘Flamuri Kombëtar’. Mirënjohje për mbështetjen e saj dhe të Kroacisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Me fat që kemi miq të tillë të mirë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e…