Meta e Limaj: Kosova e ka merituar heqjen e vizave

21 maj 2019 | 16:13

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të dy qeverive si dhe për proceset eurointegruese të dy shteteve shqiptare.

Meta ka thënë se forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me ShBA-në dhe BE-në, garanton integrimin euroatlantik të saj.

“Takim i përzemërt me zëvendës kryeministrin e Kosovës, z. Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë. Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret. Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me ShBA-në dhe BE-në, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet…

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 21. Mai 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerët janë padyshim një nga personat më të rëndësishëm në…