Meta: Nëse të tjerët çmenden, do bëjë detyrën time

16 korrik 2020 | 14:38

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se nëse ndryshimet kushtetuese miratohen, do ta bëjë detyrën e tij si kreu i shtetit, përballë atyre që sipas tij mund të çmenden.

Ai ka thënë se do të qëndrojë përkrah popullit, të majtëve e të djathtëve, apo dhe atyre pa parti.

“Mos u merrni me hapat e radhës së presidenti. Presidenti ka treguar se për interesin e demokracinë dhe interesat kombëtare të vendit, se këtu cenohet integrimi i vendit, që është aspiratë e partive shqiptare, se është e popullit shqiptar, cenohet rëndë garancia e komunitetit, që është Kushtetua. Nuk do t’ju them unë se çfarë do të bëjë në rast se të tjerët çmenden. Unë do të bëjë detyrën time me të gjithë popullin shqiptar, me të majtë e të djathtë, pa parti, me gjithë ata që nuk e lënë vendin të zbrazet e të mbushet me gjera të tjera”, ka thënë Meta, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur në…