Meta: Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, lajm i shkëlqyer për rajonin

25 janar 2019 | 16:11

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë nga ana e Parlamentit të Greqisë.

Ai ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshje është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut.

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 25 janvier 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe…