Meta shpreh shqetësim për rritjen e çmimeve në Shqipëri

20 maj 2022 | 13:04

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur sërish shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e çmimeve.

“Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve. Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes të kostos së jetës. Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit vëren se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veçanërisht nevojat për rifinancim të tij”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë lënduar në një aksident në Gjakovë, mes…