Meta uron festën e Sulltan Novruzit: Pranverë në zemrën e çdo shqiptari

22 mars 2019 | 15:15

Me rastin e festës së Sulltan Novruzit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku është pritur nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe klerikë të tjerë bektashianë.

Presidenti Meta u ka uruar të gjithë besimtarëve bektashinj këtë festë me dëshirat për shëndet e mbarësi për ta dhe familjet e tyre si dhe për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

“I bashkohem mesazheve të Kryegjyshit Botëror dhe uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët bektashian si dhe të gjithë qytetarët: Pranverë të ketë në zemrën e çdo shqiptari! Sot dhe në ditët që vijnë, sepse kjo është një ditë e rigjallërimit jo vetëm të natyrës dhe optimizmit pranveror, por na fton edhe të reflektojmë më shumë për të rigjallëruar vlerat tona më të mira njerëzore, familjare, shoqërore, kombëtare në emër të atyre idealeve, për të cilat sakrifikoi Imam Aliu, për të idealizuar jetën e për të zhvilluar demokracinë njerëzore. Pranverë për të gjithë!”,ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmësdrejtori në Institutin Hariman të Universitetit Kolumbia, Gordon Bardosh, ka…