Ja kur mund të ketë reshje bore në Kosovë

22 tetor 2018 | 00:04

Mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Të hënën do të jetë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa riga shiu parashikohen edhe ditën e mërkurë. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 10-16 gradë Celsius. Derisa të mërkurën parashihet që në viset e ulëta të ketë riga të dobëta shiu, në viset malore priten fjolla të lehta bore, meqë atje temperaturat minimale do të zbresin deri në zero 0 gradë Celsius. Deri ditën e enjte masat e ftohta ajrore do të jenë prezent mbi vendin tonë, kjo si pasojë e erërave që vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit”, është thënë në njoftimin e Institutit Hidrometorologjik të Kosovës (IHK).

Sipas IHK-së, nga dita e premte e tutje, era do ta ndërroj kahun, nga verilindja në jugperëndim, me ç’rast do të ketë ngritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat e ekstremeve dhe krahas këtyre masat e ajrit do të jenë më aktive.

Shpejtësia e erës në drejtimet e lartë cekura do të lëvizë nga 1-9m/s, e në disa lokalitete shpejtësia e sajë do të regjistroj vlera mbi 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës që i bëri sot…