Metodologji e re për anëtarësim në BE, njohësit e çështjes tregojnë efektet për Kosovën

06 shkurt 2020 | 19:50

Strategjia e re e zgjerimit, që do të prek edhe vendin tonë, por edhe vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të jetë më kërkuese në zbatimin e reformave në shumë sektorë. Ndërkaq, kjo strategji mund të parasheh edhe ndëshkimin.

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni Evropian, duket se e ka shtyrë këtë të fundit që të nis një strategji të re të zgjerimit. Kështu Komisioni Evropian ka hartuar një metodologji të re për anëtarësim.

“Gjithë procesi të jetë shumë më rigoroz. Do të thotë nga çdo vend i Ballkanit to të kërkohen shumë më tepër reforma se që kanë pasur deri më sot. Ndryshimi i dytë është se vendet anëtare do të kenë një rol më të madh në procesin e zgjerimit. E tre ta është se për vendet që tregojnë performaca më të mirë do të ketë më shumë fonde”, deklaroi Demush Shasha.

E nëse punët nga shtetet synuese për anëtarësim nuk kryhen si duhet, atëherë mund të ketë edhe ndëshkime, deri në mundësinë e pezullimit të gjithë procesit, përcjell Telegrafi.

“Për vendet që nuk tregojnë performancë të mirë do të ketë ndëshkime. Me fjalë tjera do të zvogëlohen financat që ofrohen nga BE-ja e deri në pezullim të rrugëve integruese”, deklaroi më tej Demush Shasha.

Kjo metodologji e re llogaridhënëse do ta ndikoi edhe Kosovën, duke kërkuar prej saj më shumë punë sesa që është kërkuar deri më tani, në sundimin e ligjit, reformës në arsim e shëndetësi.

“Kjo metodologji do ta bëj zgjerimin e mëtutjeshëm më llogaridhënës si për shtetet aplikuese ashtu edhe për shtetet anëtare të BE-së të kërkojnë llogari më të madhe. Kjo është e mirë për ne pasi do të kërkohet seriozitet e jo të bëhen punët vetëm sa për sy e faqe”, thotë Besnik Vasolli.

Propozimi i ri për Serbinë e Malin e Zi nuk pritet të përdoret ngase këto vende tanimë janë futur në negociata me rregullat aktuale. Por kjo mund t’i prek Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të cilat në Samitin e Majit në Zagreb pritet të iu hapen negociatat./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ka thënë se figura…