
Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza transferohen te Ballkani
01 gusht 2020
| 15:25
FC Ballkani ka njoftuar që tashmë edhe zyrtarisht Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza do të jenë pjesë e kësaj skuadre.
Klubi njoftoi që me Zekën kanë nënshkruar kontratë 2 vjeçare kurse me Haxhihamzën kontratë tri vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Mevlan Zeka ishte pjesë e Feronikelit kurse Kenan Haxhihamza ishte pjesë e SC Gjilanit.
Klubi ju ka dëshiruar të dy futbollistëve mirëseardhje.