Mevludin Krasniqi: Të mbështeten bujqit, është e domosdoshme

15 maj 2020 | 19:20

Zyrtar i Nisma Socialdemokrate dhe ish-zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Mevludin Krasniqi, ka thënë se erërat e sotme anekënd Kosovës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe për këtë është më se e domosdoshme mbështetja institucionale.

Sipas tij, komunat, e sidomos Ministria e Bujqësisë, duhet të veprojnë menjëherë në mbështetje të buqëve, kësaj shtrese më të ndershme të shoqërisë.

Image may contain: sky and outdoor

“Erërat e sotme anekënd Kosovës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Përkrahja nga institucionet për t’i ndihmuar ata që bukën e sigurojnë me shumë mund e djersë, e me mjaftë vështirësi, është domosdoshmëri!. Komunat, e sidomos Ministria e Bujqësisë, duhet të veprojnë menjëherë në mbështetje të buqëve, kësaj shtrese më të ndershme të shoqërisë!. Shpresoj, që këto foto dhe pamje t’i shohin Kryetarët e Komunave, Qeveria dhe Ministri i Bujqësisë!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”. (A. M / Epoka e re).

Image may contain: plant, outdoor and nature

 

Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature

Publiée par Mevludin Krasniqi sur Vendredi 15 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri gjakovar i futbollit, Ardren Dafota ka vdekur…