Michelle Obama mund të jetë parashuta e demokratëve për të zëvendësuar Bidenin   

22 shtator 2023 | 11:41

Senatori Ted Cruz beson se Partia Demokratike do të përdorë ish-Zonjën e Parë Michelle Obama si parashutë për të zëvendësuar presidentin Joe Biden. Cruz e çon më tej mendimin e tij duke shtuar se Barack Obama është “mjeshtri i kukullave” në administratën e Biden, kështu që gjithçka e ka ai në dorë.

Të hënën, Cruz diskutoi në podkastin e tij, ‘Verdikti me Ted Cruz’, mundësinë që Biden të mos jetë kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

Ata po shikojnë numrat e sondazheve që tregojnë se dy të tretat e amerikanëve mendojnë se Biden është shumë i vjetër për të qenë president. Ata po nervozohen për të gjitha provat e korrupsionit të Bidenit apo djalit të tij.

Akuza Cruz ngre edhe për mediet, kur thotë se nuk janë më gazetarë: “Dhe mos harroni rolin e medies. Mjerisht, ata nuk janë më gazetarë; ata nuk raportojnë më lajme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarëve iu duhen 208 vjet e 11 muaj për të…