Mick Schumacher kujton aksidentin: Kisha frikë të dilja nga makina

04 prill 2022 | 13:10

Në garën e fundit të zhvilluar në pistën e Jeda nuk mori pjesë pilot i ri gjerman Mick Schumacher, protagonist i një aksidenti të frikshëm të shtunën, gjatë provave zyrtare. Makina e tij Haas u shkatërrua totalisht, por të gjithë ishin në ankth për gjendjen e pilotit, që më pas u transportua në spital dhe nuk mori pjesë në garë.

“Në momentin e parë pas aksidentit, nuk doja të dilja nga makina. Kisha frikë dhe e dija se pas meje do të vinin makina të tjera. Kontrollova nëse çdo gjë ishte në rregull dhe u qetësova kur pashë që nuk kisha pësuar dëmtime”, ka thënë Schumacher. Piloti gjerman nuk arrinte të komunikonte me skuadrën, pasi ishte dëmtuar radio, duke bërë që ankthi të ishte i madh. Gjithsesi, gjithçka shkoi mirë dhe piloti 23- vjeçar, djali i legjendës Michael Schumacher (7 herë kampion bote në Formula 1), do të jetë normalisht në pistë këtë fundjavë, në garën e Australisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…