“Microsoft” vazhdon bisedimet për blerje të “TikTok”-ut në SHBA

03 gusht 2020 | 13:06

“Microsoft”, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, “TikTok” në territorin amerikan.

Shefi i “Microsoftit”, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.

Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion.

Kjo pasi presidenti Trump ka thënë ditë më parë se planifikon të ndalojë aktivitetin e këtij aplikacioni në SHBA.

Mirëpo sipas “Microsoftit”, “TikTok” do bëjë një rishikim të politikave për sigurinë, si dhe është thënë se vetë “Microsoft” duhet t’i ofrojë qeverisë amerikane listën e “përfitimeve ekonomike” të shtetit nga arritja e marrëveshjes eventuale.

Kompania amerikane ka thënë se shpreson që të arrijë përfundime me kompaninë që menaxhon “TokTok”-un, ByteDance, deri më 15 shtator.

“Microsoft” ka thënë se është duke synuar të blejë shërbimet e “TikTok”-ut në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

Ajo ka thënë mes tjerash se “mund” të ftojë investitorë të tjerë amerikanë që të marrin pjesë në blerje në “baza të vogla”./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dalë nga…