Talat Xhaferi do ta udhëheqë seancën konstituive

03 gusht 2020 | 13:05

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dalë nga Klinika për Sëmundje Infektive, në të cilë ishte shtruar për shkak të pneumonisë dhe dyshimit për infektim nga Covid-19.

Ai për MIA-n ka thënë se ndihet mirë dhe se mund ta udhëheqë seancën konstituive.

“Ndihem mirë dhe mendoj se është tashmë e sigurt që do ta kryesoj seancën konstitutive nesër”, ka thënë Xhaferi.

Seanca parlamentare, sipas protokolleve dhe masave për mbrojtje nga koronavirusi, do të mbahet në sallën kupolë, në të cilën mund të sigurohet distancë e përshtatshme midis deputetëve të parlamentit, zyrtarëve parlamentarë dhe personave të tjerë që do të jenë të pranishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller ka mohuar se ka kërcënuar drejtuesit e Bayern…