Muller: Dua të pensionohem në Bayern

03 gusht 2020 | 13:04

Thomas Muller ka mohuar se ka kërcënuar drejtuesit e Bayern Munchen me largim.

Sulmuesi gjerman ka konfirmuar se dëshira e tij është që të pensionohet në klubin gjerman.

“Kërcënimet e mia për largim? Nuk është e vërtetë se kam kërcënuar njeri. U kam thënë drejtuesve se doja të luaja më shumë dhe kaq. Bayerni për mua është gjithçka, këtu jam rritur dhe këtu dua ta mbyll karrierën”, ka thënë Muller.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se…