Hoti: Sapo Ligji për buxhetin të hyjë në fuqi, fillojmë pagesat e mbetura borxh

03 gusht 2020 | 12:57

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sapo të hynë në fuqi Ligji i buxhetit do të nisin me pagesat e mbetura në gjysmë.

Hoti ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”,  se po presin që Kuvendi të miratojë këtë javë edhe Ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike.

“Ministrat e resorëve ekonomik kanë marrë detyrat për të bërë përgatitjet për zbatim të masave për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Sapo të hynë në fuqi ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura përgjysmë. Presim që Kuvendi të miratojë këtë jave edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike”, shkruan Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ekipe varen më shumë nga sulmuesit se ekipet e…