10 sulmuesit me më shumë ndikim në ekipet e tyre

03 gusht 2020 | 12:48

Disa ekipe varen më shumë nga sulmuesit se ekipet e tjera. Gazeta “Marca” ka publikuar listën me 10 futbollistë që kanë më shumë ndikim.

Ciro Immobile

Fituesi i Këpucës së Artë ka shënuar 36 gola këtë sezon, 46 për qind të totalit të golave të Lazios gjatë këtij sezoni

Habib Diallo

Senegalezi ka shënuar 12 gola në Ligue 1 këtë sezon, 44 për qind të golave të Metzit nga 27 në totali i golave

Danny Ings

Me 22 gola në Premier League, ai ka shënuar 43 për qind të totalit të përgjithshëm të golave të ekipit të Southampton.

Rouwen Hennings

Me 15 gola ka shënuar 42 për qind të totalit të golave të Dusseldorfit në Bundesligë.

Cristiano Ronaldo

Portugezi ka shënuar 41 për qind të 75 golave të shënuar këtë sezon nga Juventusi për të fituar titullin.

Wissam Ben Yedder

44 për qind të golave nga Monaco këtë sezon janë realizuar nga ish-sulmuesi i Sevillas.

Pierre-Emerick Aubameyang

Bomberi nga Gaboni ka shënuar 39 për qind të totalit të golave të shënuar nga topçinjtë këtë sezon në Premier League.

Moussa Dembele

Sulmuesi i ekipit francez ka shënuar 16 gola në total, duke arritur shifrën e 38 për qind të golave totale të Lyonit.

Iago Aspas

Futbollisti kryesor që ndihmoi Celta Vigon që të mbijetonte, duke realizuar 38 për qind të golave të shënuar. Ai e dërgoi topin 14 herë në rrjetë.

Raul Garcia

Pavarësisht se nuk është një numër 9 dhe titullar fiks, ai ka shënuar plotë 15 gola, ose 37 për qind të golave në total të ekipit të Bilbaos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ka qenë një lojtar i rëndësishëm në sezonin…