Januzaj, afër largimit nga Sociedadi

03 gusht 2020 | 12:40

Edhe pse ka qenë një lojtar i rëndësishëm në sezonin e fundit duke ndihmuar Real Sociedadin ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës dhe të shkojë deri në finalen e Kupës së Mbretit.

Adnan Januzaj me shumë gjasa do të largohet nga skuadra baske gjatë kësaj vere. Në fakt, Sociedadi nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022. Klauzola e Januzaj është 50 milionë euro, megjithatë ai mund të largohet edhe për 18-20 milionë euro.

Në rast shitje, atëherë Sociedadi i detyrohet edhe 30 % të shumës së përfituar Manchester Unitedit, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me…