Hoti do t’i koordinojë nga shtëpia punët e qeverisë

03 gusht 2020 | 12:39

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me sugjerimin e mjekëve, dje pasdite e ka bërë testin për Covid-19.

Porsa ka marrë rezultatin, ai është vetizoluar dhe do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e tij nga shtëpia, online.

Ndërsa stafi i Zyrës së Kryeministrit do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë, agjenda e punës e Qeverisë së Kosovës nuk do të ndikohet. Kryeministri Hoti do ta koordinojë punën nga shtëpia në konsultim me zëvendëskryeministrat. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, pas një…