Ministri Veliu: Synojmë ta kemi policinë të besueshme dhe profesionale

03 gusht 2020 | 12:34

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, pas një vizite që ka pasur në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka thënë se i ka ofruar mbështetje këtij institucioni në mënyrë që qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të kenë një polici profesionale dhe të besueshme.

“Pata kënaqësinë që sot ta vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës ku u njoftova edhe me punën dhe me menaxhmentin, si dhe me një pjesë të stafit. Po ashtu i vizitova edhe hapësirat e punës së inspektoratit. Unë i premtova mbështetje u.d të kryeshefit, sepse qëllimi ynë i përbashkët është që ta kemi gjithsesi një polici profesionale, të besueshme edhe për qytetarinë Republikës së Kosovës, por edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë. Po ashtu unë do ta mbështesë inspektoratin edhe për çështje tjera që janë profesionale, me anë të trajnimeve. Po ashtu kontributi i ministrisë do të jetë në ofrimin e inspektoratit me vendet e tjera për sa i takon edhe marrëveshjeve ndërkombëtare që duhet t’i ketë me inspektoratet dhe policinë me vendet tjera, në mënyrë që luftimi i çfarë do forme të krimit të jetë sa më efikas”, ka thënë Veliu.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka thënë se e kanë njoftuar ministrin Veliu për funksionimin e këtij institucioni, me aktivitetet si dhe sfidat dhe problemet që i ka IPK-ja.

Hodaj ka shprehur gatishmërinë për ndërmarrjen veprimeve në funksion të mbrojtës së përhapjes së Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar…