Miftaraj: Deklarimet e pasurisë së Kurtit nuk kanë pikë logjike, po investon ne Norvegji

29 prill 2024 | 19:22

Në kontrast me diasporën të cilët çdo vit sjellin miliarda euro remitenca në Kosovë, kryeministri Kurti del se po e bën të kundërtën sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili duke u bazuar në publikimet e pasurisë ndër vite, tha se Kurti po dërgon remitenca në Norvegji.

Ai ka thënë se deklarimet e pasurisë të kryeministrit Kurti “nuk kane pikë logjike të raportimit.”

Postimi i poltë:

Deklarimi i pasurise se Albin Kurtit nder vite:
Viti 2018, Albin Kurti blen banese ne Oslo, Norvegji ne vlere prej 400 mije Euro. Sipas Kryeministrit, i njejti ka hyre ne kredi prej 270 mije Euro
Sidoqofte, nese i lexon deklarimet e pasurise se Albin Kurtit nuk kane pike logjike te raportimit.
Viti 2020, Kryeministri Kurti dhe familja e tij jane ne obligime per blerjen e baneses ne vlere prej 231,961 Euro
Viti 2021, Nje vit me vone, obligimet e Kryeministrit per blerjen e baneses rriten ne 300,000 Euro per banesen e njejte.
Viti 2022, Obligimet e Kryeministrit Kurti bien ne 250.000 Euro per blerjen e baneses
Viti 2023, Kredia e Kryeministrit bie ne 220.000 Euro.
Krejte cka kuptova nga deklarimi i pasurise se Kurtit nder vite ishte, se perderisa diaspora jone sjell remitanca ne Kosove, Kryeministri Kurti dergon remitanca ne Norvegji.
Derisa diaspora jone kursimet e tyre i investojne ne Kosove, Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon ne Norvegji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A do të hyjë Massimiliano Varrese në “Big Brother Vip”,…