Miftaraj lavdëron paraqitjen e mbrojtjes së Veselit në Gjykatën Speciale

18 nëntor 2020 | 13:07

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar punën e përfaqësuesve ligjorë për mbrojtjen e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, i cili bashkë me ish-anëtarët e UÇK-së po e mbanë konferencën statusore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Miftaraj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka parë mbrojtjen e Veseli si mbrojtje pa emocione e retorikë.

“Mbrojtja e Kadri Veselit shembull i një përfaqësimi adekuat, profesional dhe argumentues pa emocione dhe retorikë”, ka shkruar ai.

Njohësi i çështjeve juridikeka thënë se vonesën e ofrimit të lëndëve të dosjes nga Prokuroria e Specializuar e ka parë si cenim të sigurisë juridike.

“Strategjia e Prokurorisë për të mos ofruar dosjet e lëndës në kohë të arsyeshme dhe kërkesa për afat të shkurtër kohor për mbrojtjen cenon sigurinë juridike, barazinë e armëve në procedurë gjyqësore dhe një gjykim të drejtë dhe të pavarur”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, gjatë konferencës statusore së…