Gjykatësi i Speciales: Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor

18 nëntor 2020 | 13:00

Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, gjatë konferencës statusore së çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku është diskutuar afati kohor për fillimin e procesit gjyqësor, ka thënë se sot nuk do të caktohet data për fillimin e këtij procesi.

Guilloi ka theksuar se sa më shpejtë që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejtë do të vazhdohet me procedurën.

Ndërsa prokurorja e Speciales, Loson ka thënë se jo i gjithë materiali kërkon redaktime.

Sipas saj, duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh.

E pyetur nga gjykatësi Guilloi se a i duhen edhe dy ose tri ditë shtesë mbi afatin kohor prej 30 ditësh, ajo ka thënë: “Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit. Do na duhet katër deri 6 ditë punën për informacione, për nxjerrjen e materialeve, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi gjatë prezantimit të Projektbuxhetit për…