Miftaraj vishet kuqezi

30 shtator 2020 | 13:05

Mesfushori i njohur Diar Miftaraj është veshur kuqezi. Në fakt futbollisti që edicionin e kaluar më plotë sukses mbrojti ngjyrat e Prishtinës është transferi më i ri i Drenicës nga Skenderaj.

Fotografia e KF Drenica

Ish-futbollisti i Besës së Pejës është prezantuar në skuadrën kuqezi nga kryetari i klubit, Ilir Veliqi.

“Mesfushori me tipare mbrojtëse, Diar Miftaraj, është lojtari më i ri i Drenicës! Ish-lojtari i Prishtinës, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin dhe ka mbetur vetëm kompletimi i dokumentacionit dhe lojtari do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë ekipit që nga ndeshja me Gjilanin”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Privatizimin, Hajrullah Çeku, ka…