Mijëra punonjës të termocentralit bërthamor të Zaporizhias refuzojnë të bashkëpunojnë me Rusinë

28 tetor 2022 | 23:38

Termocentrali bërthamor Zaporizhia në Ukrainën jugore ka qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i luftës, por ukrainasit vazhdojnë ta kenë personelin e tij.

Tani, operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës thotë se rreth 6,700 punonjës të uzinës kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Rusinë.

Vetëm rreth 100 kanë nënshkruar kontrata me Moskën.

Më herët, Kremlini pretendoi se 1,000 punonjës të termocentralit bërthamor Zaporizhia kishin rënë dakord të punonin me kompaninë shtetërore bërthamore ruse Rostom.

Energoatom thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Kievi dhe Moska kanë hedhur faje te njëra-tjetra për sulmet në termocentral, që rritën frikën e katastrofës bërthamore në qendrën më të madhe bërthamore të Evropës.

Zaporizhia është një nga katër rajonet që Rusia pretendon se ka aneksuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se fjalimi i kryeministrit…