Mijëra shqiptarë bllokojnë rrugët e Londrës për 28 nëntor, arrestohen disa persona

29 nëntor 2023 | 08:51

28 nëntori u festua edhe në Angli.

Rrugët e Londrës u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë.

Po ashtu, janë arrestuar edhe disa persona, të cilët, sipas policisë, kishin hedhur fishekzjarre në drejtim të turmave.

U raportua se janë hedhur shishe edhe në drejtim të organeve të rendit, shkruan Dailymail.

Policia iu kishte dhënë urdhër atyre që të shpërndaheshin.

Festime për nder të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë pati edhe në qytete të tjera të mëdha të botës.

Kuq e Zi Londra

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tufë elefantësh të egër në Malajzi kanë shtypur një…