Tufa e elefantëve shtyp veturën që ia goditi të voglin

29 nëntor 2023 | 08:48

Një tufë elefantësh të egër në Malajzi kanë shtypur një veturë që udhëtonte përgjatë një autostrade pasi vetura goditi një elefant të vogël të grupit të tyre.

Vetura po vozitej nga një 48-vjeçar i cili ishte me gruan dhe djalin e tij.

Familja po udhëtonte nëpër autostradë kur goditi elefantin e vogël, raportoi CNN. Raportohet se atë kohë ishte mjegull.

Kur tufa pa elefantin e vogël që u godit, ata u hodhën mbi veturë.

Nuk dihet nëse njerëzit ishin brenda veturës në atë moment, por nuk u raportua për të lënduar.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej më shumë se një dekade, vdekja rrëqethëse e një…