Mijëra varre të pjesëtarëve të Wagnerit

29 mars 2023 | 08:19

Pamjet e reja nga varrezat në Rusi, janë një tregues tjetër për shkallën e lartë të humbjeve të ushtrisë së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Janë varrezat Goryachiy Klyuch në rajonin e Krasnodarit, ku shihen të varrosur pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner.

Ky grup përbëhet kryesisht nga mercenar, ish-të burgosur për vrasje, përdhunime e madje kanibalizëm.

Në varrezën e publikuar në videon amatore, shihen mijëra varre të hapura për pjesëtarët e grupit famëkeq mercenar rus.

Në anën tjetër sipas analistit politik rus Dmitry Oreshkin, varrezat janë aq të mëdha, sa që është e “pamundur” t’ju shihet fundi.

Oreshkin ka theksuar se nuk ka shenja që Putin dhe njerëzit nga rrethi i tij i ngushtë, e kanë ndërmend t’i japin fund luftës së përgjakshme. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin…