Milaim Zeka flet për Rognerin: Vendimet janë marrë aty, kryesori ka qenë Xhavit Haliti

12 prill 2021 | 21:34

Ish-reporteri i luftës Milaim Zeka ka folur rreth betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.

‘Se ka pasur divergjenca ka pasur por këto kanë qenë në Tiranë. Jo në Koshare”, tha Zeka në Pressing.

Ai tha se ka pasur dallime në mes të Shtabit të Laprakës. Lapraka ka qenë zyra në eksil e qeverisë së Bujar Bukoshit e cila është udhëhequr nga Halil Bicaj derisa Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së i ka pri Azem Syla.

“Kryesori ka qenë faktikisht Xhavit Haliti”, thotë Zeka.

Por ku ishte Xhavit Haliti?

“Këta thonë se ishte në hotel, takimet janë zhvilluar edhe nëpër hotele ….kur dojnë me e nënçmu këtë pjesën e Shtabit të UÇK’së qashtu thonë: “ju të hotelit të Rognerit”. Këtë e bëjnë edhe gazetarë dhe politikanë të cilët edhe sot shohin ëndrra serbisht”, theksoi ai.

Zeka tha se Xhavit Haliti ka qenë më meritori për arritjen e kontakteve me ndërkombëtarët.

“Çka nuk u fol në këto vite për Xhavit Halitin. Por Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët. Me e pas dëgjuar disa anëtarë të tjerë të Shtabit Xhavit Halitin për zotin, nja 8 milionë a 10 s’di sa ja ka marrë Bukoshit por 800 milionë ia kish marrë”, tha Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila…