Milaim Zeka: Haradinaj ‘kurban’ i PDK-së, Nismës dhe AKR-së për taksën

20 janar 15:38

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milzim Zeka, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj është bërë kurban nga partnerët qeverisës në lidhje me taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbisë.

Zeka ka thënë se nëse taksa duhet të hiqet nëse një gjë të tillë e kërkon Uashingtoni dhe Brukseli.

“Personalisht mendoj se hisedarët më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë tonë janë, Amerika dhe Brukseli, nëse na thonë hiqeni, duhet hequr”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zekës;

Amerika dhe Brukseli edhe kur nuk kanë, prapë kanë të drejtë

Dy fjale rreth takës. Idenë e taksës e filloi ish-ministri i Nismës, Bajram Hasani. Disa krerë të Nismës desh e kryqëzuan sikur Krishtin. Shkoi Bajrami.

Tani i shkrepi ideja e Enver Hoxhajt e Kadri Veselit ( sipas presidentit Thaçi), Endrit Shalës, sipas Nismës, edhe kryeministri Haradinaj u anashkalua komplet.

Tash pikërisht njeriu i cili mori vendim për këtë taksë, Ramush Haradinaj, po thërret kurban nga PDK, Nisma dhe AKR-ja. Presidenti është i vetmi rast që ka qëndruar neutral. Madje, më shumë krenari e thoshte publikisht: Mu nuk me ka pyetur njeri.

Presidenti Thaçi, prej fillimit e ka kundërshtuar këtë vendim, jo pse ka qenë kundër, po pse Amerika dhe Brukseli ishin kundër. Thjeshtë, presidenti e ka ditur fundin e këtij vendimi, andaj edhe është konfrontuar edhe me Kadri Veselin.

Kur kryetari Veseli shkoi në Amerikë, atje ia thanë haptazi: Gabim keni bërë. Nuk mundeni m’u sjellë me shtetin sikur të ishte ara e babës.

Krejt këtë patate të nxehtë, partneret e koalicionit ia kanë lëshuar në dorë Ramush Haradinajt. Kryeministri duhet ta kuptojë lojën që është bërë prej fillimit përmes kësaj takse.

Personalisht mendoj se hisedarët më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë tonë janë, Amerika dhe Brukseli, nëse na thonë hiqeni, duhet hequr. Nëse nënat suedeze nuk u kanë dhënë fëmijëve të tyre qumësht gjerman gjatë LDB-së, pse ky popull të mos i bojkotojë vullnetarisht produktet serbe?!!! Hiq nuk po e kuptoj pse Ramushi mu ba kurban për të tjerët?!!!

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…