Milan mposht Sampdorian dhe i rimerr kreun Interit

13 shkurt 2022 | 15:02

Milan ka mposhtur Sampdorian me rezultatin minimal 1-0, duke shfrytëzuar në maksimum barazimin e Interit dhe Napolit, për të marrë kreun e renditjes së Seria A.

Kuqezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Sampdorias më golin e vetëm të ndeshjes të shënuar në fillim të takimit me  Leao i cili realizoi në minutën e 9-të.

Në minutat e tjera ndeshja nuk prodhoi asnjë gol tjetër, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund me kuqezinjtë e Piolit që pasi mposhtën Interin në derbi, tani ishte radha ti merrnin edhe kreun e klasifikimit.

Momentalisht, Milan ka 55 pikë në vendin e parë, një më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Sampdoria gjendet në vendin e 16-të me 23 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar sot veriun e…