Milani apelon në CAS

25 dhjetor 16:34

Beteja ligjore mes Milanit dhe UEFA-s nuk ka përfunduar. Klubi kuqezi ka vendosur të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv vendimin e qeverisë së futbollit evropian për mos respektimin e “fair-play”-it financiar, ndërkohë që kërkoi edhe një ridiskutim të termave për të qenë sërish brenda këtij rregulli.

Në një komunikatë për shtyp, Milani shfaqi kundërshtimin e tij për vendimin e dhënë kundër tij duke konfirmuar edhe vendimin e tij për CAS.

Përpara pak kohe UEFA vendosi që të gjobisë Milanin me 12 milionë euro, ndërkohë që i kërkoi me detyrim barazimin e bilancit financiar deri në vitin 2021, në rast të kundërt kuqezinjtë do të përjashtohen nga kompeticionet evropiane, pa harruar këtu edhe kufizimin në 21 të numrit të futbollistëve që do të regjistrohen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadik Krasniqi Sa herë lindur e sa herë vdekur herë…