Milani ëndërron rikthimin e Silvas

09 shkurt 2020 | 18:24

Futbollistit brazilian, Thiago Silva i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe drejtuesit e “Djallit” duan të tentojnë me 35-vjeçarin të njëjtin skenar siç vepruan me Zlatan Ibrahimoviqin, i cili nuk i kushtoi asnjë qindarkë Milanit kur mbërriti në muajin janar.

Përveç kësaj, vetë agjenti i Silvës, Paulo Tonieto la të kuptohet në një prononcim të fundit se rikthimi i tij në Itali është një opsion i mundur.

“Thiago ka një dashuri të madhe për Milanin, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Çdo gjë mbetet e mundur”, bëri me dije për “Milancafe24”, menaxheri i futbollistit të PSG-së Paulo Tonieto. Silva është njëri prej futbollistëve më të dashur të Milanit. Ai luajti për kuqezinjtë për 3 vite duke fituar 1 kampionat dhe 1 Superkupë të Italisë. Në vitin 2012 ai dhe Zllatan Ibrahimoviq firmosën për PSG-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHYQRI GALICA (Lutfi Dervishi, “Violina e humbur”, LShK, Prishtinë, 2019)…