Milani heq dorë nga Lopetegui

30 prill 2024 | 13:36

Julen Lopetegui nuk do të jetë trajneri i Milanit. Ndonëse kuqezinjtë kishin një akord paraprak me trajnerin e njohur spanjoll, në fund kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe shkak për këtë janë bërë tifozët.

Këta të fundit kanë shprehur gjithë kundërshtinë e tyre në rrjetet sociale, duke mos miratuar spanjollin si të duhurin për stolin e Milanit dhe kaq ka mjaftuar që drejtuesit e klubit, me në krye Ibrën, të heqin dorë nga Lopetegui. Tifozët e Milanit krijuan edhe një hashtag “#Nopetegui”, i cili shumë shpejt mori miliona shpërndarje, sinjal ky i qartë për drejtuesit që të hiqnin dorë nga spanjolli.

Ndërkohë është kthyer fuqishëm në garë Domenico Tedesco, aktualisht trajner i Belgjikës, i cili më herët ka drejtuar edhe gjermanët e Leipzig, ku ka bërë mjaft mirë. Emra të tjerë që kanë fituar pikë së fundi janë edhe italiani De Zerbi e francezi Galtier, teksa te Milani duken të vendosur të gjejnë trajnerin e ri brenda muajit maj, në mënyrë që të nisin ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, bashkë me të. Ndërkohë, ekziston edhe ëndrra për të sjellë në Milano, Antonio Conten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do…