Milani kërkon Dzekon

21 shkurt 2018 | 17:27

Pjesë e organikës së Milanit është Andre Silva, i blerë për 38 milionë euro nga Porto, Kaliniq, por edhe ylli Cutrone, por sërish në shtëpinë e Milanit nuk janë të kënaqur me repartin ofensiv.

“Tuttosport” ka shkruar se Milani është i interesuar për boshnjakun e Romës Edin Dzeko. Sulmuesi shtatlartë ishte pranë Chelsea-s në merkaton e janarit, por marrëveshja nuk u arrit, ndërsa sipas “Tuttosport” largimi i tij nga Roma është thuajse i sigurt në merkaton e verës. Gazeta torineze shkruan se ai do të ishte sulmuesi përfekt për skuadrën e drejtuar nga Gattuso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenhami ishte ndalur nga skuadra e kategorisë së tretë, Rochdale,…