Milani merr fitore të madhe ndaj Genoas

17 maj 2026 | 14:31

AC Milan i është rikthyer fitoreve në Serie A pas tri ndeshjeve pa triumf, duke mposhtur Genoan me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 37-të, respektivisht xhiros së parafundit të kampionatit italian.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa vendasit kaluan në epërsi menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Christopher Nkunku realizoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të për t’i dhënë avantazhin Milanit.

Skuadra kuqezi e dyfishoi epërsinë në minutën e 80-të, kur pas asistimit të Christian Pulisic, rrjeta u tund sërish për vendasit.

Genoa arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 86-të me golin e Franco Vázquez, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e tretë dhe afrohet shumë pranë sigurimit të një vendi në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Genoa mbetet në vendin e 14-të në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka bërë një hap të madh prapa në garën…