Milani mposhti Bolognan

06 maj 2019 | 22:34

Milan ka fituar 2-1 ndaj Bolognas dhe mban gjallë shpresat për një vend mes katër më të mirëve. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për kuqezinjtë, të cilët në fund të takimit duhet të vuanin për të marrë fitoren.

Vendasit e nisën mirë takimin, por skena të shëmtuara janë parë në stol pas dëmtimit të Lucas Biglia.

Trajneri Gattuso i kërkoi Bakayokos të futet në fushë, por mesfushori ka refuzuar dhe madje janë dëgjuar edhe fjalë të rënda të lojtarit drejt trajnerit.

Megjithatë, Milan shënon golin e avantazhit me Suson në minutën e 37’ të takimit. Pas pushimit ishte Fabio Borini ai që dyfishoi rezultatin në minutën e 67’ me një goditje nga shumë pranë portës.

Bologna rifutet në lojë me golin e Destro-s, i cili ka luajtur te Milan para disa sezoneve.

Minutat e fundit ishin me emocione, por rezultati mbeti i pandryshuar. Kjo është ndeshja e parë që prej derbit që Milan ka shënuar dy gola në një ndeshje të Serie A.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli përveç mungesave të konfirmuara të Salahut dhe të Firminhos,…