Milani shkatërroi Juventusin

09 maj 2021 | 22:53

Milani i jep një goditje të rëndë Juventusit, duke e shkatërruar 3-0 brenda në Torino. Një fitore shumë e rëndësishme e kuqezinjve që ngjiten në vendin e tretë me 72 pikë, 3 më shumë se bardhezinjtë.

Sida u zhbllokua në shtesën e pjesës së parë. Brahim Diaz përfitoi nga një gabim i portierit Sczesney, duke e dërguar topin në cepin e portës. Në fillimin e fraksionit të dytë, Diaz fitoi një penallti pas një prekje të topit në dorë në zonë nga Chiellini. Nga pika e bardhë Kessie do të ndalej nga portieri i bardhezinjve.

Lojtarët e Juventusit janë si hije në fushë, teksa në minutën e 78-të, Rebic shënoi një super gol me një goditje nga distanca, që përfundoi në trekëndësh. 4 minuta më pas Fikayo Tomori gjeti golin e parë në Seria A.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 0-3 ndaj Juventusit…