Milani të hënën fillon stërvitjet me grup

24 maj 2020 | 14:46

Milani mund të nisë stërvitjen në grupe që nga e hëna e ardhshme.

Sipas agjencisë së lajme ANSA, të gjitha testet e kryera nga futbollistët kuqezinj për COVID-19 kanë dhënë rezultate negative. Nja lajm i mirë për “Djallin”, që tashmë mund t’i zhvillojë përgatitjet me organikë të plotë dhe në kushte normale.

Vetëm Kessie, i cili është ende në karantinë, do të mungojë. Deri në ditën e sotme, Milanellos i janë bashkuar edhe Stanga, Torrasi, Olzer, Tonin dhe Colombo, pesë emra nga skuadra e të rinjve, të cilët gjithashtu kanë rezultuar negativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi dhe Paris Saint-Germain po mendojnë për një shkëmbim mes…